Skip to content

Parashikimi i Motit per ditën e sotme

  • by

Për ditën e sotme (15 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të atmosferike relativisht të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje. Gjatë natës, do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 22 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 9 deri 24°C; 

Në zonat e ulëta 9 deri 28°C;     

Dhe në bregdet 10 deri 26°C.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.