Skip to content

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë sipas sinoptikanëve..

    Për ditën e nesërme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

    Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-2ballë.