Parashikimi i motit/ Na pret një vjeshtë e vështirë

674
0

“AccuWeather”,  ka paralajmëruar se vjeshta do të sjellë një situatë të rënduar me motin në Ballkanin Perëndimor. Sipas kësaj agjencie do të ketë stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërsa më të prekurat do të jenë Itali dhe Ballkani.

“Stuhi të mëdha goditën vende të shumta nga Italia në Rumani dhe Greqi përgjatë gjithë verës, dhe të dyja këto kërcënime do të mbeten shqetësime gjatë muajit shtator” shkruan AccuWeather.

Stuhitë që do të prodhohen do  sjellin reshje të mëdha shiu, ata do të prekin të gjithë Evropën Jugore duke sjellë mot të paqëndrueshëm edhe gjatë muajve tetor dhe nëntor.  

Masa të ftohta ajrit do të vijnë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.

Më tej në pjesën e temperaturave theksohet se në vjeshtë do të jenë të pranueshme, por më pas do të vijne rrymat e ftohta të ajrit. Ndërkohë që nëntori pritet me temperatura konsiderueshëm të ulëta.