Parashikimi i motit, çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme në vendin tonë

7285
0

I nxehti ekstrem vazhdon edhe të dielën, por me zhvillime të disa stuhive të izoluara në vise tona kontinentale.

Në Shqipëri priten shumë pak stuhi sipas parashikimeve të fundit, por ende mund të ndodhin ndryshime.

Temperaturat edhe nesër do të vijojnë të jenë relativisht të larta. Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi ditën e Diel do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.