Paralajmëroi tërmetin apokaliptik në Turqi, Profesori turk ngre një tjetër alarm

Kur ende nuk janë shëruar plagët e mëdha të tërmeteve shkatërrimtarë të 6 shkurtit të këtij viti në Turqi e Siri, Anëtari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Naci Görür, ka ngritur një tjetër alarm, këtë herë për një cunami të mundshëm në zonën e Antalyas dhe në pjesën e Qipros greke

Görür ishte pjesë e një paneli të titulluar ‘Antalia, rezistente ndaj tërmeteve’, nga ku bëri thirrje që të merren masat për ndërtimin e vendbanimeve rezistente ndaj tërmeteve, ndërsa vuri theksin edhe te kërcënimi i madh nga prurja e befasishme e ujërave, si pasojë e ndonjë lëkundjeje katastrofike si ato të 6 shkurtit.

Prof. Dr. Görür tha gjithashtu se, disa rajone në Antalia janë të prirura për rrëshqitje dheu.

“Zonat e zhytjes janë defekte që prodhojnë cunami në botë. Antalia mund të ekspozohet ndaj një cunami në çdo kohë. Efekti i cunamit nuk vjen nëse jeni mbi nivelin e detit, por imagjinoni që gjatësia e valës të arrijë 10 metra. Mbulon çdo vend nën 10 metra. Është e nevojshme të merren masa paraprake nga tërmeti dhe të vendosen shenjat e cunamit dhe të tregohet se ku mund të jetë efektiv”.Anëtari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Naci Görür

Ai shtoi se nuk mund të injorohet asnjë e dhënë sa i përket kërcënimeve që vijnë nga fenomenet natyrore dhe të thuhet “është fati”, pa marrë asnjë masë paraprake.

Duke përmendur se ka më shumë se 90 mijë ndërtesa të rrezikshme në zonë, Prof. Dr. Görür tha se në një tërmet të mundshëm i të tillave përmasa si ato të 6 shkurtit, 4 milionë njerëz do të përballen me vdekjen.

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.