Paralajmerimi sinoptikanes: Beni kujdes, ditet me problematike te dimrit, stuhi te forta ere, bore dhe ne Tirane

2481
0

Nga dita e neserme, sipas snoptikanes Lajda Porja, priten ditët me temperaturat me të ulëta te dimrit, stuhi e ere e reshje bore në 90% të territorit.

Në një lidhje me Neës24 sinoptikanja ka dhënë një informacion të hollësishëm për motin që pritet këtë javë që ndryshe nga këto ditë të ngrohta, pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave për shkak të masave ajrore që vijnë nga Poli i Veriut.

“Shkurti është futur me temperatura goxha të larta këto ditët e para, deri në vlerën 19 gradë, janë gati 7 gradë më të larta. Pritet të ketë një ndryshim të situatës duke filluar që nga mesdita e së martës, pra që nesër ne presim që të kemi futjen e masave ajrore të cilat vijnë nga Poli i Veriut drejt Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Parashikohet në fakt që në mbrëmjen e së martës dhe mëngjesi i së mërkurës që do jetë edhe më e ndjeshme pritet të kemi rënie drastike të temperaturave. Këto masa ajrore pritet të qëndrojnë gati një javë, pasi deri ditën e diel mbetemi në ndikimin e tyre. Pritet të kemi dhe një paqëndrueshmëri. Pasditja e së martës gjatë natës dhe mëngjesi i së mërkurës sjell edhe reshje në territor.

Ndiqni videon per me teper detaje rreth motit gjate kesaj jave