Paralajmerimi i sinoptikaneve/ Shqipëria ‘pushtohet’ nga i nxehti afrikan. Duke nisur nga dita e ..

68
0

Duket se stina e verës ka nisur më e nxehtë se zakonisht, teksa sipas parashikimeve meteorologjike temperaturat do të vijojë të rriten në ditët në vijim.

Bëhet me dije nga autoritetet se dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë celcius, raporton abcnews.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius.

Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.