Paralajmërimi i Monika Kryemadhit: Hapni ekranet se nga nesër do ketë lajme pafund..

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha para ndërtesës së Parlamentit se zgjidhja e vetme e opozitës është rrëzimi i Edi Ramës dhe që nga nesër e tutje sipas saj, mediat do të kenë lajme pafund. Kryemadhi tha se opozitës deri më tani i është vënë damka si “zjarrfikëse” e protestave, por kjo nuk do të ndodhë më sipas saj.

KryemadhiShumë shpejt do të mblidhemi. Këtu nuk është çështje bojkoti, se nuk ke çfarë bojkoton më. Këtu është çështja për të larguar një orë e më parë njeriun që ka marrë peng shqiptarët. Zt. Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemeve. Sot kemi një Parlament të marrë peng. Nuk është gjë e re për ne, por për të gjithë ata që nuk kanë pasur sy dhe vesh për ta parë. Nuk ka më nevojë për protesta masive. Ke me qindra e mijëra studentë që bojkotojnë mësimin, ke qindra e mijëra prindër që i mbështesin ata, ke minatorët, ke naftëtarë, ke biznesin e vogël që është gati për ngritur. Deri më tani, opozita ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk do të fikë zjarrin e protestës. Do të vazhdojë dhe do të vihet në krye të të gjitha protestave. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Çdo njeri që i jep oksigjen një qeverie të kapur me në krye një kryeministri të çmendur psiqik dhe hajdut klinik është tradhti kombëtare. U kërkojmë ju që të hapnin ekranet. Mos bini pre e blerjes apo joshjes së Edi Ramës me oligarkët për tv që janë sado pak. Lajme pa fund do të keni që nga nesër e tutje.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.