Pasditen e sotme në vendin tonë ka qarkulluar një mesazh në Facebook dhe Instagram ku bëhet thirrje që telefoni të fiket në orën 00:30 deri 3:30.
Në paralajmërim thuhet “se planeti do të ketë një rrezatim shumë të lartë dhe duhet të fikni me patjetër telefonat dhe tabletat dhe ti largoni nga vetja.”
Komentuesit janë në panik sepse thuhet se lajmi është njoftuar nga një televizion i Singaporit dhe se shumë shpejt do ta konfirmoj dhe Google.
Por me një kërkim të thjeshtë në “Google” rezulton se lajmi është totalisht i rremë sepse ka vite që shpërndahet në internet për vite me radhë, të paktën që prej vitit 2014, dhe më pas në eklipsin e 2017.