Paralajmërimi i fortë për furrat e bukës: Nuk duhet ta bëni kurrë këtë gabim

554
0

Si menyre për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e të gjithë bizneseve, ku përjashtim bëjnë vetëm farmacitë, marketet ushqimore dhe furrat e bukës.

Prerja e bukës në furrat e vendit është një problem që diskutohet shumë shpesh. Për këtë arsye, Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka sugjeruar që buka nuk duhet të pritet më për arsye sigurie. Sepse sipas tyre, shëndeti i klientëve rrezikohet shumë nga kjo prerje.

Pasi kjo vjen nga prerja që i bëhët bukës nga makineria e cila mund “të prishë guackën mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .

Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.

Në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute , kjo tju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.

Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qënë regull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë.