Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar ndaj përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave fiktive, duke paralajmëruar se këto praktika përbëjnë shkelje të rënda të ligjit.
Në njoftimin e saj zyrtar, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës konsiderohet krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe shoqërohet me pasoja serioze ligjore për të gjithë personat e përfshirë.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime të rënda”, shkruhet në deklaratë.
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë dhe qëndruar në SHBA.
“Zgjidhni gjithmonë proceset e ligjshme të emigracionit për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin përkatës,” thuhet më tej në reagimin zyrtar të bërë nga Ambasada.