Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra

420
0

BE ka vënë një kusht para Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në BE: Arrestime të politikanëve të përzier me korrupsion dhe krim. Nëse i keni vënë re deklaratat që vijnë nga Brukseli këto javë si dhe do të shpeshtohen në javët në vijim lidhen me pranga në duart e politikanëve. Burime nga prokuroria e përgjithshme dhe nga prokuroria e Durrësit e cila po heton dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, thonë se janë bërë gati tre fletë arreste ish-ministrash të rëndësishëm nga radhët e opozitës dhe mazhorancës e ku pritet të ekzekutohen gjatë muajit prill 2018. Po kështu pala amerikane pret edhe arrestimin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për të cilin po heton prokuroria e rrethit të Durrësit.

Prokuroria 10 ditë më parë i është drejtuar me shkresë zyrtare Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një prej organeve kryesore të Vettingut, duke kërkuar t’i vihet në dispozicion dosja e subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dosja i është kërkuar trupës që kishte nën hetim administrativ ish-prokurorin e Përgjithshëm, e cila u detyrua të ndërpresë procesin e Vettingut, pasi Llalla hoqi dorë nga e drejta për t’u emëruar gjykatës në Apel, duke dalë përfundimisht nga radhët e sistemit të drejtësisë. Burimet saktësojnë se materiali voluminoz iu vu në dispozicion prokurorisë, në kuadër të hetimi penal që po zhvillohet. Në dosjen e KPK ndodhen të gjitha deklaratat e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, si dhe të dhëna të tjera që priten t’i shërbejnë hetimit të çelur.

Burimet janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje mbi mënyrën sesi Adriatik Llalla ka shkelur ligjin dhe ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, apo ndonjë vepër tjetër penale. Për momentin, ajo që dihet është se prokuroria ka në duar dokumentet e sekuestruara në disa institucione, si KPK, ILDKPI, drejtoria e Pastrimit të Parave, zyrat noteriale dhe bankat e nivelit të dytë.

Por me sa shikohet heshtja nga prokuroria e përgjithshme dhe ecejaket e ambasadës amerikane në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme të zyra e Arta Markut, fletë arresti duket se po përgatitet edhe në këtë rast nga prokuroria e Durrësit.

Samiti i BE që do të zhvillohet në Maj të këtij viti do të shqyrtojë kandidaturën e Shqipërisë për tu pranuar si kandidat për në BE.

E duan fillimin e ndëshkimëve nga drejtësia të zyrtarëve të lartë si “çelës” për të hapur negociatat me Tiranën./kohajone/