‘Mos dilni nga shtëpitë’: Panik në Itali, i riu fashist qëllon mbi emigrantët.

911
0

Një burrë ka hapur zjarr mbi kalimtarët në qytetin italian Macerata të shtunën duke plagosur 5 emigrantë afrikantë në një sulm që mund të konsiderohet si racist. Kryebashkiaku i Macaratës, qytet 200 km në lindje të Romës, u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë në shtëpira.

“Qëndroni brenda shtëpive deri në një njoftim të mëtejshëm. Ka një njeri të armatosur në një makinë dhe që po qëllon nëpër qytet,” tha kryebashkiaku Roman Carancini në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Të shtënat ndodhën vetëm pak ditë pasi trupi i një vajze italiane 18 vjeçe u zbulua e copëtuar dhe e futur në dy valixhe. Një emigrant nigerian u arrestua lidhur me këtë vdekje.

Corriere Della Sera shkruan se një burrë hapi zjarr nga dritarja e makinave drejt të rinjve afrikanë rreth orës 11:00 të së shtunës, duke plagosur njerin prej tyre. Pak më vonë, një tjetër emigrantë dhe një grua afrikane u qëlluan sërish/