Panik në Fiumicino, motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga pista

443
0

Momente frike dhe paniku pranë aeroportit Fiumicino të Romës. Motori i një avioni ka marrë flakë menjëherë pas ngritjes nga pista, ndërsa videoja e xhiruar pranë Isola Sacra, tregon flakët që dalin nga motori nën krahun e djathtë.

Prishja e motorit dhe zjarri në avionin e linjës ajrore Hainan janë shkaktuar nga përplasja me disa zogj në fluturim.

Avioni në fjalë u nis nga Roma për në Shenzhen të Kinës rreth orës 10:30 të mëngjesit të së dielës së 10 nëntorit, shkruan A2.

Siç tregojnë pamjet e radarëve, avioni bëri disa rrotullime në lartësi për të shkarkuar karburantin përpara se të bënte një ulje emergjente në pistën që u rrethua nga zjarrfikësit.