14.5 C
Tirana

Pandi, ora po afron. E treta, e verteta! Majko, bëhu gati për kryeministër!

Date:

Share:

PS-ja po zien si kazan. Qeveria e shpartalluar nga protestat e studentëve të dhjetorit të dytë si dhe nga dosjet e fundit korruptive, akoma nuk po e merr veten e duket se do vijojë krisjen e çarjen. Kryeministri donte ta ndryshonte rrënjësisht kabinetin qeveritar, por nuk arriti, sepse pati kundërshtime në kryesi e jo vetëm. Edhe oligarkët reaguan, duke kërkuar që tre ministra-lobistë të interesave të tyre të mos shkarkohen.

Nga ana tjetër Edi Rama e di mjaft mirë se edhe nëse e ndryshon qeverinë, prapë nuk do ketë ditë të qeta, sepse opozita nuk futet në zgjedhjet vendore në qershor me kryeministër Ramën. Pra do ketë zgjedhje që të mos votohet, sepse e gjithë opozita me datë 30 qershor do të djegë çdo kuti votimi. Praktikisht kësaj i thonë luftë civile.

Asnjë nuk e dëshiron këtë situatë, as vetë Rama. Ndaj po del në skenë si zgjidhje e detyruar Pandi Majko, natyrisht si kryeministër. Majkon e pranon edhe PD, sidomos LSI e duartroket. Pandi ka lidhje me amerikanët dhe mbetet akoma i besuari i tyre që nga Lufta e Kosovës, kur ishte kryeministër. Majkon e miratojnë si zgjidhje edhe Fatmir Xhafaj e Erion Veliaj. Edhe studentët e këtij dhjetorit të dytë e duan si dhjetorist të parë.

Natyrisht kjo qeveri do jetë për zgjidhje krize e jo për të bërë reforma.

Ndaj Pandi bëhu gati! Edi Rama të do si zgjidhje, por pa shkuar te Berisha për tu takuar si dikur në hotel Rogner! Dy herë ke qenë kryeministër i PS në kohë krizash, ndaj kjo është e treta e verteta.

Pandi, bëhu gati! Vishe kostumin se nuk është kohë çitjanesh!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.