Pandemia e koronavirusit, Greqia merr vendimin e rendesishem per rihapjen

767
0

Pasi lehtësoi masat shtrenguese për sa i takon lëvizshmërisë, diten e sotme Greqia ka hapur dyqanet, por jo ato në qendrat tregtare.

Bashkësia e Sipërmarrësve në të gjithë Greqine e mirëpriti vendimin e Komitetit të Ekspertëve dhe ofron deri në 70 për qind ulje në artikujt e tyre për të gjithë qytetarët që prej muajsh kanë humbur rastin të bëjnë blerje si pasojë e izolimeve.

Por ky vendim nuk parashikon të njëjtën hapje në rajonet e Kozanit, Patrës dhe Larisas ku përhapja e virusit paraqitet më problematike.

“Situata do të mbahet nën kontroll”, tha kryeministri grek, “dhe nëse gjërat shkojnë mirë pas Pashkës do të hapim baret dhe restorantet.