“Pandemia drejt fundit/ Pipero jep lajmin e mire, ja cfare ndodh në gjysmën e parë të qershorit..

199
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar se më e keqja nga pandemia e covid 19 ka kaluar. Sipas Piperos, nëse vaksinimi vijon me këto ritme, në gjysmën e parë të qershorit do të kemi arritur atë që quhet imuniteti i tufës, imunizimin e më shumë se 50% apo 70% të popullsisë.

“Ne e kemi kaluar të keqen e kësaj pandemie. Tirana është mbi 65 % niveli i imunizimit, qoftë nga ekspozimi, qoftë nga imunizimi me vaksina, në vendet tjera është më shumë. Nëse vaksinimi vazhdon me këto ritme, besoj fort që gjysma e parë e qershorit do na zërë me imunitetin kolektiv të realizuar. Kur arrihet një nivel i caktuar imunizimi, mbi 50%, apo 70% që quhet imuniteti i tufës, do të thotë që këta qytetarë janë të imunizuar. Kjo do të thotë që virusi ka shumë më pak shanse të bjeri në kontakt me persona që nuk e kanë kaluar sëmundjen, zvogëlohet shumë qarkullimi i virusit dhe kështu ai kthehet në rezervuarin natyror, sepse dihet që rezervuari natyror i viruseve nuk janë njerëzit, por shpendët apo kafshët”, tha Pipiero për Report Tv.

Mjeku pati edhe një apel për qytetarët për ditën e nesërme, ku shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Ai e vuri theksin te mbajtja e maskës dhe respektimi i distancimit social.

“Në prag të zgjedhjeve vijmë me lajme shumë të mira në lidhje me situatën e COVID, kemi më pak raste të reja, më pak shtrime dhe viktima. Pandemia po shkon drejt fundit, por nesër i këshilloj qytetarët që të jenë më të kujdesshëm se çdo ditë tjetër. Të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën, të rrinë 2 metër larg njëri-tjetrit dhe në dalje nga qendra e votimit duhet të dezinfektojnë duart. Është e rëndësishme që të mos e heqin në asnjë moment maskën gjatë votimit. COVID na ka privuar nga shumë të drejta për fat të keq. Për personat që janë të infektuar, edhe pse do të dëshironin të ushtronin të drejtën e votës, është më mirë që së pari të gëzojmë të drejtën e jetës. Duhet që ata që janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi dhe ata që do shkojnë të votojnë, që nuk janë të infektuar, duhet të respektojnë masat”, u shpreh mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.