Pandemia, Brataj zbulon cfarë do të ndodhë në vjeshtë

266
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një interviste të dhënë për News 24, zbuloi skenarët që pritet të ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me përhapjen e pandemisë së Covid-19 në muajt në vijim.

Brataj nuk e mohoi skenarin për hapjen e spitaleve të rinj, ku pas Covid 1 dhe 3 mund të hapet dhe Covid 4, ose mund të vihen në shërbim të pacientëve Covid edhe spitalet rajonalë. Sipas mjekut kjo do të ndodhë në varësi të rritjes së infektimeve dhe nevojave për shtretër në spitale.

“Sigurisht nëse burimet në shtretër që ne kemi aktualisht janë drejt ezaurimit, ne kemi skenarët e tjerë për përballimin e pandemisë që konsistojnë dhe në hapjen hapjen e spitaleve të tjerë. Pas Covid 1 dhe 3 mund të hapet 4-a ose spitalet rajonale, gjithçka në varësi të situatës”, tha Brataj.

Gjithashtu, Brataj u shpreh se te personat e moshuar, përgjigjja imunitare pas marrjes së vaksinës, është më e dobët dhe kërkon një kohë më të gjatë.

Brataj la të hapur mundësinë e vaksinimit me një dozë të tretë për këto kategori, por vetëm pasi të ketë përfunduar vaksinimi me një ose dy doza i qytetarëve.