Pamjet prekëse: Me lot në sy, efektivët i japin lamtumirën 28-vjeçarit Novruz Cenalia

Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë lamtumirën këtë të mërkurë 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Këto janë momentet prekëse kur ata me radhë parakalojnë para arkivolit të tij, e më pas takojnë familjarët e efektivit që u vra dy ditë më parë.

Homazhet në nder të tij u mbajtën në hollin e “Teatrit Bylis” në Fier. Në to morën pjesë mes të tjerash edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Të pranishëm po ashtu ishin efektivë të shumtë të policisë së Fierit, e shumë qytetarë.

Më pas arkivoli i policit u transportua drejt varrezave të fshatit Baltëz, aty ku do të prehet në një ceremoni ku pritet që një fjalë të mbajë edhe ministri Balla, kreu i bashkisë së Fierit, etj.

Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës teksa ishte nisur për në punë. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është 23-vjeçari Azgan Mërnica, i cili që prej atij momenti vijon të jetë në arrati. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet se u bë një konflikt i çastit.

- Advertisement -

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

“Acar dy ditët e para të javës, më pas..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.