Pamjet nga dëmet e ciklonit në Greqi, ja cfare pritet gjatë orëve në vijim

990
0

Ka shkuar në dy numri i jeteve te humbura per shkak te ciklonit në Greqi.  Mediat greke bëjnë me dije se stuhia sub-tropikale “Ianos”, ka përfshirë brigjet e Greqisë Perëndimore.

Një grua u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në  zonën e Farsalas afër Larisas. Ndërkohë, së fundmi një fermer 63-vjeçar shqiptar është gjetur i pajete në Karditsa.

Ndër të tjera bëhet me dije se shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona.

Ndërkohë, 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi, ndërsa evakuimet nga forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar përgjatë gjithë natës.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut