PAMJE TË RËNDA/ Shqiptari dhe gruaja e tij dhunohen barbarisht në mes të rrugës nga tre grekë

2652
0

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur këtë të martë në zonën Aegaleo në Athinë.

Tre persona janë konfliktuar me një çift shqiptarësh për arsye ende të paqarta. Sipas një video të publikuar nga mediat vendase shihet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës, ku dy makina kishin ndaluar në semafor të kuq. Më pas për arsye ende të paqarta drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë me tone të larta dhe nga njëra makinë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të. Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë. Burrë dhe grua janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tre personat e tjerë janë shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale.