Pamje te pazakonta nga Shanghai, banoret nxirren me forcë nga shtëpitë prej rregullave Covid, policia i detyron te..

7
0

Pamje të pazakonta jane publikuar dje në rrjetet sociale ku tregojne rezidentë të Shanghai që përlesheshin me policë të veshur me uniformat e frikshme shëndetësore, të cilët i kërkonin të zbraznin shtëpitë e tyre në mënyrë që të ktheheshin në qendra izolimi të koronavirusi.

Shanghai, qendra financiare e Kinës me 25 milionë banorë është vënë nën masa të ashpra izolimi  prej shtimit të rasteve me Covid-19 sipas autoriteteve, por arbitrariteti i ushtruar ndaj popullsisë ka arritur deri në mbylljen e detyruar të banorëve në kullat e banimit pa ushqim apo mundësi daljeje.

Prej fundit të marsit rezidentët janë ankuar për mungesa ushqimi dhe karantinime të dhunshme në qendra të ndërtuara me shpejtësi.

Prej të enjtes disa video qarkullonin në rrjetet sociale ku rezidentët bërtisnin e shtynin ndaj zyrtarëve me veshje të bardha e mburoja policie.
Incidenti nisi kur pushtetarët urdhëruan zbrazjen e 39 apartamenteve nga kompleksi për të izoluar aty pacientë me Covid.

“Është çmenduri,” tha një rezident për të përditshmen britanike Guardian. “S’e mendonim kurrë se mund të ndodhte kjo në Shanghai. Ne besonim se ishin ‘dritarja e Kinës për botën’”, tha buri.
Incidentet hodhën një dritë të rrallë për rritjen e zemërimit publik në Kinë, ku autoritetet shtypin egërsisht disidencën dhe censurojnë nga interneti informacionet për protesta.

/Guardian/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.