Pamje si neper filma/ Shqiptari alarmon Italine, shikoni cfare bejne per ta ndaluar (VIDEO)

354
0

Nje shqiptar shkaktoi panik dhe kaos dje në Romë, në sheshin kryesor të Vatikanit. Ai nuk ju bind patrullës për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë e mjetit tip “BMW” që drejtonte, duke plagosur dy karabinierë.

Në tentativë për tu larguar Nako ka hedhur nga dritarja një orë dhe një portofol, me idenë se do të çorientonte efektivët, por Policia ka vazhduar ndjekjen dhe në ndihmë kanë shkuar dhe forcat e specializuara, siç shihen në video.

Qytetarët kanë filmuar momentet dhe videot janë publikuar në shumë media italiane. Pamjet më poshtë të marrë nga një prej tyre, tregojnë momentin kur shqiptari bllokohet nga karabinierët dhe më pas neutralizohet me taser elektrik.

Mbeten ende të paqarta arsyet përse 39-vjeçari iu shmang postbllokut duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Dyshimet janë se ai ka qenë nën efektin e lëndëve nar kotike, pasi edhe më parë është arrestuar për këtë vepër penale.

Gjithashtu, 38 vjeç me banim në Itali rezulton dhe i arrestuar për dhunë në familje. Dy efektivët e patrullës që u pla gosën dhe vetë shqiptari kanë përfunduar në spital, dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shqiptarin, telashet sapo kanë nisur.