Pamje shokuese, mësuesja e gjimnazit dhunohet nga nxënësi i saj (VIDEO)

3072
0

Një mësuese gjimnazi në SHBA është hedhur përtokë nga një nxënës ndërkohë që po mundohej të ndalte një sherr në klasë.

Videoja shokuese e ngjarjes së ndodhur në El Paso të Teksasit tregon mësuesen që mundohet të hyjë mes dy nxënësve që po godasin me grushte njëri-tjetrin. Papritur, njëri nga djemtë e kap mësuesen dhe e hedh në tokë.

Pas kësaj, ai vijon sherrin me shokun e klasës.
Vetëm ndërhyrja e mësuesve të tjerë qetësoi situatën. Drejtoria e shkollës njoftoi se janë marrë masa ndaj nxënësve që u përfshinë në sherr.