Dita-ditës, ‘Arena Kombëtare’ po merr formën përfundimtare. Stadiumi që po ndërtohet në gërmadhat e impiantit legjendar për futbollin shqiptare ‘Qemal Stafa’ është futur në një fazë përfundimtare të tij.
Nga një vëzhgim i bërë nga faqja “Shqipstadium” në pikun e korrikut, 19 korrik 2019 shihet qartë puna e bërë në këtë impiant. Përveç pjesës së jashtme që thuajse është kompletuar me panelet kuqezi edhe në brendësi të stadiumit po hiqen skelat nga tribunat.
Tashmë vendosja e ndriçimit dhe drenazhimi i fushës janë thuajse procese të kryera dhe është gati për nisjen e mbjelljes së barit të fushës. Nga dita në ditë, pritet që të nisë edhe kompletimi me ulëse, teksa parashikohet që të jetë gati për muajin shtator.
Nga një vëzhgim i bërë nga faqja “Shqipstadium” në pikun e korrikut, 19 korrik 2019 shihet qartë puna e bërë në këtë impiant. Përveç pjesës së jashtme që thuajse është kompletuar me panelet kuqezi edhe në brendësi të stadiumit po hiqen skelat nga tribunat.
Tashmë vendosja e ndriçimit dhe drenazhimi i fushës janë thuajse procese të kryera dhe është gati për nisjen e mbjelljes së barit të fushës. Nga dita në ditë, pritet që të nisë edhe kompletimi me ulëse, teksa parashikohet që të jetë gati për muajin shtator. Gjithsesi, ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për të pritur takimin e muajit shtator mes Shqipërisë dhe Islandës, programuar për t’u luajtur më 10 shtator në orën 20:45.