Pamje ekskluzive/ Dallgët e morën me vete. Dy kushërinjtë heronj shpëtojnë 14-vjeçarin në Golem

557
0

Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.

Por të dy rrezikuan mbytjen, pasi u bllokuan nga dallgët, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë po kushëriri i tyre duke i shpëtuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur dy kushërinjtë nga Berati ishin në rrezik për jetën, në luftë me dallgët dhe ndërhyrjen deçizive të të tretit për t’i shpëtuar.

Fillimisht nga deti doli 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin Anduel Gllava me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shprehet se hyri për të shpëtuar djalin, por rrezikoi edhe vetë. ‘Jemi nga Berati, u futa për ta ndihmuar se e mori uji atë çunin e vogël’ u shpreh 44-vjeçari pas daljes në breg.