Mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve te mëdha që prekën zonat perëndimore të Gjermanisë. Mbi 1300 persona janë shpallur të zhdukur, duke shtuar frikën e autoriteteve që bilanci mund të përkeqësohet.
Shirat në nivele rekord tejmbushën lumenjtë, të cilët dolën nga shtrati i tyre, duke marrë përpara thuajse gjithçka. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar dhe dëmtuar, ashtu si dhe automjetet.