Pallati 28 katësh te Shkëmbi i Kavajës do të shembet, pronari në kërkim

1121
0

Pallati 28-katësh i ndërtuar në vijën e parë të plazhit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës, do të shembet.

Kjo pasi kjo ndërtesë 28 kate ka probleme të shumta të strukturës kryesore, që rrezikojnë shembjen e tij, por duke theksuar dhe faktin se leja e ndërtimit është shkelur.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se Policia ka shpallur në kërkim edhe pronarin e pallatit, Enver Shala.

Ky i fundit ka kërcënuar drejtorin e Institutit të Ndërtimit, Agron Hyselliun, pas hartimit të relacionit për shembjen e ndërtesës, sipas tch.

Ky pallat u bë i njohur vetëm dy vite më parë, kur gjatë shtesës së tre kateve të fundit, u shembën konstruksionet metalike, duke rrezikuar jetën e punëtorëve.

Në atë kohë, pronari u ndalua nga Policia e Durësit, por u hetua në gjendje të lirë.