Pak para se të largohen, Almeda dhe Tolgahan bëjnë gjestin e bukur për shqiptarët

468
0

Aktorja shqiptare Almeda Abazi ka prezantuar së fundmi edicionin e shtatë të Dancing with the Stars. Mbrëmjen e kaluar ishte nata finale e spektaklit dhe si surprizë për të gjithë shqiptarët, i ftuari special i mbrëmjes ishte bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman.

Performanca e tyre e kërcimit u duartrokit nga të gjithë dhe ditën e sotme, para se të largohen nga Shqipëria, çifti ka bërë edhe një tjetër gjest të bukur për shqiptarët. Duke marrë shkas nga nisma e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, Almeda dhe Tolgahan kanë vendosur të mbjellin një pemë për qytetin e Tiranës.

“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund.Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit @erionveliaj”- ka shkruar Almeda në foton e pubikuar në profilin e saj në Instagram.