Pak para se të kryente grabitjen, Murataj filmohet pranë vilës së tij luksoze

527
0

Admir Murataj njëri nga autorët e grabitjes së miliona eurove në Rinas, humbi jetën në 9 prill të këtij viti gjatë tentativave për t’iu larguar policisë. Murataj humbi gjurmët 5 vite më parë pas grabitjes që kreu në bankën e Trikallas në Greqi dhe që nga ajo kohë emri i tij vetëm është përfolur për grabitjet që ka kryer në Shqipëri.

Sipas një fotoje të publikuar nga “Vizion Plus”, shihet Admir Murataj pranë shtëpisë së tij në fshatin Fushë -Prezë në Tiranë. Foto është siguruar nga kamerat e sigurisë së vilës së tij luksoze.

Kjo foto thuhet si përket vitit 2017, pak para se të kryhej grabitja e Qafë-Kasharit, ku arriti ti shpëtojë operacionit policor “Patriot’, ku u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.

I dyshuar për grabitjen e fundit është edhe Klement Çala një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Murataj.

Sipas dëshmisë së Alkond Bengasit, Murataj dhe Çala jetonin qetësisht në liri edhe pse ishin të kërkuar nga Policia, madje ata kishin edhe një restorant në Liqenin e Thatë në Tiranë.