Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fshat të Pejës, ku në vendngjarje ka humbur jetën vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi.
Vetëm disa orë para kësaj tragjedie, motra e tij, Blerina, kishte postuar disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, mes të cilave ishte edhe një foto me vëllain, Eldionin.

Ky postim i fundit i Blerinës ka prekur thellë ndjekësit dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke treguar se sa e papritur dhe e dhimbshme ka qenë kjo tragjedi për familjen dhe miqtë e afërt.