16.5 C
Tirana

Pas akuzës për moskallëzimin e krimit, hoxha merr një goditje tjetër

Date:

Share:

Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka pezulluar hoxhën që u akuzua për fshehje të krimit.

Hysen Shehu shërbente në xhaminë në Qytetin Studenti në Tiranë, por praktikonte edhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme në banese ku edhe regjistroi rrëfimin e nuses që vrau vjehrrën duke e helmuar me fostoksinë.

Hysen Shehu është hoxhë në Xhaminë e Çollakëve në Qytetin Studenti. Por në kohën kur nuk është në xhami, hoxha ndihmon njerëzit që mendojnë se janë prekur nga magjitë. Në faqen e tij në facebook ai ka publikuar edhe një listë të problemeve që ai zgjidh duke kënduar vargjet e Kuranit.

Aktualisht ai ndodhet në qeli i akuzuar për moskallëzim krimi. Shumica e njerëzve nuk pranojnë të flasin për hoxhën, por ata qe kane patur kontakt me të e vlerësojnë.

“Për ne ka qenë shumë i mirë, korrekt. Edhe njëherë kur mu sëmur mua nusja, ai bëri njeri. Edhe vllain ai e solli në vijë, gocën e hallës. U këndoi me gjerat e veta për t’i larguar xhindët. Si në xhami”, thotë një i ri.

Shpresa Abdullai e afërme e viktimës Lirie Lami, e njeh hoxhën për famën e tij. “Si hoxhë ka bërë shumë mirë”, thotë ajo.

Hoxha Hysen Shehu, njihet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. “Ka qenë hoxhë i emëruar që nga 2015-a dhe shërbente tek xhamia e Çollakeve ne Qytetin Studenti. Ne kemi marrë masën e pezullimit deri në momentin që Gjykata të marrë masën e lirimit nga akuzat”, u shpreh Ylli Gura, myftiu i Tiranës.

Por a mban përgjegjësi Komuniteti Mysliman për veprimtarinë që ushtronte në shtëpinë e tij hoxha i Xhamisë së Çollakëve?

“Përgjegjësia e Komunitetit është brenda Xhamive në raport me shërbimet që japin brenda këtyre edhe besimtarët. E aspak në raport me shërbimet personale apo private që japin arta në shtëpinë e tyre. Më e mira është që aktivitete të tilla duhet të certifikohen”, tha Ylli Gura.

Hoxhe Hysen Shehu deklaroi ne gjykate se qe nuk ja lejonte feja ta publikonte rrëfimin e besimtares.

“E para është shenjtëria e jetës dhe shenjtëria e privatësisë. Nuk ka në kornizën e fesë tonë moskallëzim për vepra të tilla penale. Çdo hoxhë mban përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që bie ndesh me legjislacionin ne fuqi”, shton Ylli Gura.

Hoxha ishte në dijeni të një vrasjeje prej një viti dhe kishte edhe prova, të cilat nuk i referoi në organet kompetente, duke u akuzuar sot për moskallëzim krimi.

/TCH/ http://www.albeu.com/shqiperi/pak-akuzes-per-moskallezimin-e-krimit-hoxha-merr-nje-goditje-tjeter/382183/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.