Skip to content

Pagesë e majme dhe kushte për personazhet, moderatorja i thotë “Po” ftesës për “reality show-n” e famshëm

    Arbana Osmani rikthehet në spektakël. Moderatorja e dashur do të vijë sërish për publikun në një spektakël në formën e “reality”, këtë herë në një logo tjetër mediatike.

    “Kryefjala” ka bërë me dije se ajo do të jetë prezantuesja e “Ferma VIP”.  Një spektakël ky që për 100 ditë sjell konkurrentët VIP në një habitat tërësisht ndryshe. Pasi prej kohësh i mungon televizionit, mesa duket ajo tashmë ka vendosur që të rikthehet.

    Pas Fjoralba Ponarit dhe Luana Vjollcës, këtë herë do të jetë Arbana, ajo që do të mirëpresë publikun në spektaklin që do të mbahet 2 herë në javë.

    Nga ana tjetër, në skuadër me të, në pultin e regjisë, do të jetë edhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.

    Por rikthimi në ekran i saj nënkupton edhe disa kushte që prezantuesja i ka vendosur produksionit si për pagesën, ashtu edhe për kastin e personazheve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.

    Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.