Pacientët me COVID-19 kanë përshkruar një simptomë të re, një ndjesi të ngjashme me zukatjen nën lëkurë
Bashkë me kollën e vazhdueshme, temperaturën dhe vështirësinë në frymëmarrje, shumë njerëz kanë identifikuar edhe një ndjesi të re, zhurma brenda trupit si zukatje grerëzash apo bletësh, çka ka bërë që të përjetojnë bezdi dhe frikë.
Gjatë një diskutimi në rrjetin social Twitter, një person në Britaninë e Madhe shkroi: “Kam ndjesi të virusit që ende nuk janë zhdukur. Është e vështirë për ta përshkruar zukatjen e çuditshme në disa pjesë të trupit”.
Një person tjetër tregoi po ashtu duke shkruar: “Mua më dukej sikur e imagjinoja këtë ndjesi zukatjeje. Kjo sëmundje paska shumë simptoma të çuditshme. Nuk është aspak si gripi normal.”
Si këta, janë edhe shumë pacientë të tjerë në Britaninë e Madhe që thonë se ndjesia e zukatjes i shtohet numrit të simptomave që shfaqen me virusin COVID-19.