“Një horror i vërtetë që nuk ka ndodhur kurrë në Pragë”. Kështu e përshkruan pedagogia shqiptare në universitetin “Charles”, masakrën e një dite më parë, ku u vranë 25 persona dhe u plagosën 24 të tjerë.Në një lidhje direkt me “Dita Jonë” Orkida Borshi sjell dëshminë rrëqethëse të koleges shqiptare, e cila ndodhej në fakultet në momentin e ngjarjes.“Unë nuk isha prezent në fakultet atë ditë, por e dëgjova nga lektorja e gjuhës, e cila fatkeqësisht ishte e mbyllur në një dhomë së bashku me një student, që ishte duke dhënë provim. Ajo më merr në telefon, mendova se më mori për orarin, ose mësimin dhe dëgjoj që është shumë e shqetësuar. I thashë ‘qetësohu’ dhe pastaj dëgjoj që merr frymë në mënyrë të tmerrshme, sikur po iu shkon dikush mbrapa dhe më thotë që ‘këtu ka të shtëna, nuk e di çfarë po ndodh’. Nuk arrija të kuptoja çfarë po ndodhte, kur dëgjoj në telefon që dikush po shtinte vazhdimisht. Një horror i vërtetë, nuk e imagjinoja dot që në fakultetin e universitetit ‘Charles’ në Pragë të kishte të shtëna të tilla.”