“Pa rrip sigurimi dhe me telefon në dorë dhe..” Policia ne hall te madh: Femrat në timon po na..

156
0

Shifrat, në dy muaj janë vendosur 2412 gjoba në total

“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtueset femra është kthyer në një shqetësim për policinë rrugore. Fenomeni i mbajtjes së celularit gjatë drejtimit të automjetit është shkelja e konstatuar më së shumti nga policia rrugore”.

Vetëm gjatë dy muajve të fundit janë vendosur 2412 gjoba për drejtueset femra. Në muajin Maj ka një ulje të lehtë të shkeljeve krahasuar me muajin Prill. Në muajin Maj janë vendosur 1126 gjoba për drejtueset femra, 160 shkelje më pak se Prilli.  Shumica janë për përdorimin e telefonit, mosvendosja e rripit të sigurimit apo mosdhënien përparësi këmbësorëve.

Sipas efektivë të policisë rrugore, vitet e fundit vihet re një rritje e shkelje  të  rregullave të qarkullimit rrugor nga femrat dhe kjo sipas Bakës ka dy arsye.

Prej kohësh policia rrugore është pozicionuar në akset kryesore të vendit me radar apo edhe me makinën inteligjente, ku janë evidentuar mijëra shkelje të qarkullimit rrugor.

Kohët e fundit shqetësues është edhe fenomeni i femrave që janë gjetur në timon në gjendje të dehur.

“Gjatë këtyre 5 muajve kemi shtim të rasteve të përdorimit të mjeteve nën efektin e alkoolit nga drejtueset e mjeteve që janë femra” – konstatoi specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka.