Skip to content

Pa filtra! Pa muzikë / Parashqevi Simaku këndon këngën e plotë “E duam lumturinë”

    Ishte viti 1988 kur këndohej kënga e famshme të asaj kohe “ E duam lumturinë”. të performuar nga Parashqevi Simaku.

    Me të njëjtën ndjenjë dhe emocion, këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku iu rikthye kësaj kënge ne videon më poshtë

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar videon e plotë nga performanca e Parashqevisë.

    “Vetëm dy ditë pasi u rikthye mes nesh! Pa kënduar për 20 vjet! Pa filtra! Pa muzikë!”, ka shkruar ai krahas videos.


    “E duam lumturinë”, është një këngë universale, e cila i flet të gjithë brezave në çdo kohë, një himn për shpresën.

    Parashqevi Simaku mori pjesë në festivalin e 27 të këngës, ku me këtë projekt arriti të fitojë jo vetëm çmimin, por të gjithë zemrat e ndjekësve të saj.