Orteku e zuri poshtë, humb jetën politikani i njohur

598
0

Pak më parë u njoftua se një ortek kishte zënë një person në Brezovicë teksa bënin ski.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është djali i një politikani të lartë në Kosovë, djali i Nexhat Dacit, pikërisht Arian Daci.

Ky i fundit ishte duke bërë ski bashkë me një shokun e tij në Brezovicë teksa ka rënë orteku duke i zënë poshtë. Shoku i tij shpëtoi për fat të mirë, por Daci nuk ia doli.

Ai është edhe zv.ministër i Kosovës për Diasporën.

Lajmin e ka konfirmuar Rifat Bytyqi, pjesë e Njësitit të Shpëtimit në këtë Qendër Turistike.

“Po, mund t’ju konfirmojmë se ka ndodhur orteku dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes. E kemi nxjerr trupin e pajetë, ndonëse jemi munduar të japim ndihmën tonë maksimale. Ai nuk ka dhënë shenjta jete”, ka thënë ai.