Tashmë në Shqipëri është e ditur për pazaret e fshehta që bëhen mes njerëzve të medias dhe politikanëve.Në shkëmbim të publicitetit apo klikimeve janë të gatshëm t’ia shesin dhe shpirtin shejtanit.
Në promon e emisionit ‘Xing me Ermalin’ moderatori Ermal Mamaqi ka njoftuar që i ftuari i të shtunës do të jetë kryeministri Edi Rama.Kjo gjë nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij të cilët e kanë quajtur atë një sahanlëpirës.
Ndër komentet e shumta që janë bërë në adresë të tij njëri nga ndjekësit ka një pyetje që do t’iu interesonte të gjithëve: ‘Sa lek more për këtë ose çfarë nderi të ka bërë më shuaj kureshtjen amon Ermalo’.
E përderisa Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të paguar shqiptarë është mëse e kuptueshme që i ka mbushur xhepat mirë.