Skip to content

Opsion i ri vetem për përdoruesit e iPhone nga WhatsApp

    WhatsApp po sjell një opsion me anë të të cilit përdoruesit e iPhone mund të lidhin një adresë email me llogarinë e tyre.

    Kjo është një alternativë për përdoruesit që mund të kenë probleme të përkohshme me marrjen e kodit 6-shifror përmes mesazhit.

    Hyrja në aplikacion përmes numrit nuk do të ndryshojë sepse përditësimi është thjesht një formë shtesë për identifikimin. Kontaktet tuaja nuk do të mund ta shohin adresën e email.

    Për ta aktivizuar, mjafton të hyni në Settings/Açount/Email Address. Që opsioni të shfaqet, duhet të keni të instaluar versionin e fundit të WhatsApp.

    Aktualisht, opsioni është i disponueshëm vetëm për përdoruesit iOS. WhatsApp planifikon që të gjithë përdoruesit e tjerë, përfshirë ata Android të kenë akses në javët në vijim.