Oltit dhe psikologia iu kundërvunë, vjen reagimi i Alketa Vejsiut

1470
0

Një debat i madh është hapur ditët e fundit në lidhje me nismën që moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka ndërmarrë për t’i ardhur në ndihmë Xhejsonit të Piter Pan i cili për të gjithë njihet si ‘Taramelja’. Alketa kishte vizituar së fundmi shtëpinë e vogëlushit dhe nëpërmjet një videoje tregoi në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe kushtet jo të mira në të cilat ai po rritje.

Lidhur me këtë gjë ka pasur shumë reagime nga personazhet e  njohur. Një ndër tyre ka qenë opinionisti Olti Curri i cili ka thumbuar vazhdimisht Alketën nëpërmjet postimeve të tij. Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi ai shkruante me ironi në google: ‘Kur qau Alketa’, duke ju referuar reagimit që moderatorja pati në emision kur po tregonte rastin e Xhejson.

Po ashtu ditën e djeshme bëri bujë në media një shkrim i psikologes Jeta Toçila, e cila i ishte kthyer kundër programit dhe mënyrës se si trajtohen fëmijët dhe sidomos ka folur për mënyrën se si e trajtojnë Xhejson.

Lidhur me këto lajme, Alketa ka vendosur të reagojë pak më parë duke shpërndarë në ‘Instastory’ të gjitha lajmet ku mediat flasin për momentin që ajo qan në spektakël dhe madje ka shpërndarë dhe një artikull ku një gazetar flet kundër deklaratës së psikologes. Në fund të postimeve Alketa ka shkruar thjesht një ‘Falemidnerit’ duke treguar se nuk interesojnë aspak reagimet negative dhe se do vazhdojë me misionin e saj.