Ofrohen mbi 1,5 milion vende të lira pune në Gjermani, paga të larta por askush nuk i pranon

557
0

Në vendin europian që ka pagat më të larta në kontinentin e vjetër – Gjermani – janë më shumë se një milion e gjysëm vende pune të lira që askush nuk i pranon. Janë këto të dhënat e publikuara nga instituti për kërkimet mbi punën për tremujorin e fundit. I njëjti institut pranon se kjo është shifra më e lartë që nga viti 1989, vit kur ra dhe muri i Berlinit. Mungesa e forcës punëtore është një fenomen i zakonshëm tashmë për shumë vende në perëndim, duke dështuar kështu një transformim më të thellë të ekonomive të maturuara.

Duke marrë në konsideratë tre muajt e parë të vitit 2022, instituti gjerman saktëson se në vend numri i vendeve të punës që mbeten bosh ka arritur shifrën rekord prej 1.740.000. Pjesa më e madhe përqendrohet në ish Gjermaninë perëndimore ndërsa në landet e ish Gjermanisë lindore shifra flet vetëm për 340 mijë. E dhëna përfaqëson një rritje prej plus 54% në krahasim me 12 muaj më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë se tregu i punës është goditur plotësisht nga pandemia kovid 19. Sipas ekspertëve të ekonomisë në vend situata aktuale e shoqëruar dhe nga frika për një krizë të mundshme energjitike për shkak  të luftës në Ukrainë rrezikon të kufizojë dhe më shumë rimëkëmbjen komplekse të ekonomisë gjermane

E vështirë të kuptohet se cfarë shkakton këtë kërkesë rekord për forcë pune. Për sa i përket pagave, qeveria socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Sholz, duke mbajtur premtimin elektoral konfirmoi rritjen e pagës minimale deri në 12 euro në orë, duke favorizuar në këtë mënyrë kategoritë më pak të kualifikuara.

Kësaj i shtohet fakti se punëtorët gjermanë, për sa i përket pagave, nisen nga një pozicion më i favorshëm në krahasim me kolegët e tyre europianë. Paga bruto mujore në Gjermani – sipas institutit kombëtar të statistikave – është rreth 3900 euro, pak më shumë se 2 mijë euro neto. Nga viti 1990 deri në 2020 pagat në Gjermani janë rritur me 33%.

SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.