Skip to content

O sa mirë mos me qenë Shqiptar – 600 vetë grisën pashaportën

    Të jesh shqiptar është një kosto e panejvoshme, të paktën 600 ish-shtetas shqiptar kanë marrën dekretin për vitin 2017 për lënien e shtetësisë shqiptare, duke preferuar një shtet të BE ose SHBA-të.
    Sipas të dhënave zyrtare të presidentit të republikës, presidenti Nishani dhe Meta kanë firmosur së bashku për 2017 plot 600 dosje për lënien e shtetësisë së Republikës së Shqipërisë. Meta ka firmosur në pak muaj 218 veta për lënie shtësie, shumë më shumë se dhënia e saj, raporton faktor.al

    Sipas Ligjit
    Kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia mund të paraqitet nga çdo shtetas shqiptar në mbështetje të nenit 92, pika “c” të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare”
    Neni 15
    Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme: 1. Ka mbushur moshën 18 vjec.
    2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj.
    3. Eshtë rezident në një shtet të huaj.
    4. Nuk është në ndjekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit
    shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet.
    5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe
    fizikë.
    Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet,
    kur vërtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të pasakta ose
    dokumente të falsifikuara per lenien e shtetësisë .

    Neni 19
    Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës së individit, në bazë tie kushteve të përcaktuara në ketë ligj për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësist pranë Presidentit të Republikës.
    Kërkesa e Ministrisë së Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plotë individuale te kërkuesit. Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik i bëhet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk jane dakord me përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykaten e rrethit Tiranë.

    Neni 20
    Presidenti i Republikes, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t’u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur proceduren e mësipërme.

    Fakte
    31 persona.
    nr. i dekretit: 10690
    Tiranë, më 18.12.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 10667
    Tiranë, më 30.11.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 10666
    Tiranë, më 30.11.2017

    16 persona
    Nr. i dekretit: 10645
    Tiranë, më 14.11.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 10644
    Tiranë, më 14.11.2017

    26 persona
    Nr. i dekretit: 10630
    Tiranë, më 09.10.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 10624
    Tiranë, më 27.09.2017

    15 persona
    Nr. i dekretit: 10623
    Tiranë, më 27.09.2017
    168
    25 persona
    Nr. i dekretit: 10601
    Tiranë, më 29.08.2017

    25 persona
    Nr. i dekretit: 10600
    Tiranë, më 29.08.2017

    35 persona
    Nr. i dekretit: 10588
    Tiranë, më 19.07.2017

    44 persona
    Nr. i dekretit: 10569
    Tiranë, më 12.07.2017

    36 persona
    Nr. i dekretit: 10558
    Tiranë, më 29.06.2017

    18 persona
    Nr. i dekretit: 10407
    Tiranë, më 09.06.2017

    35 persona
    Nr. i dekretit: 10404
    Tiranë, më 06.06.2017

    21 persona
    Nr. i dekretit: 10319
    Tiranë, më 18.05.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 10318
    Tiranë, më 18.05.2017

    35 persona
    Nr. i dekretit: 10316
    Tiranë, më 15.05.2017

    15 persona
    Nr. i dekretit: 10125
    Tiranë, më 11.04.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 10113
    Tiranë, më 03.04.2017

    22 persona
    Nr. i dekretit: 10112
    Tiranë, më 03.04.2017

    25 persona
    Nr. i dekretit: 10099
    Tiranë, më 24.03.2017

    35 persona
    Nr. i dekretit: 10074
    Tiranë, më 08.03.2017

    25 persona
    Nr. i dekretit: 10039
    Tiranë, më 27.02.2017

    20 persona
    Nr. i dekretit: 9949
    Tiranë, më 17.01.2017

    26 persona
    Nr. i dekretit: 9948
    Tiranë, më 17.01.2017