Tashmë që janë numëruar votat preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në këto zgjedhje garonte në siglën e Koalicionit Euroatlantik.
Në listën e të dhënave në faqen zyrtare të KQZ , Lulzim Basha ka marrë 1229 vota. Pas tij në renditje për nga numri i votave renditet Pëllumb Seferi dhe Shemsi Prençi.
Përpara zgjedhjeve, kur u publikuan dhe listat, Lulzim Basha tërhoqi kandidatët nga lista e sigurt dhe u shpreh se në Kuvendin e ri do të hyjë vetëm ai që merr më shumë vota, por mesa duket askush nuk arriti t’i fitojë ato.