O plehrë, skizofren…” Gruaja e sëmurë terrorizon banorët e pallatit, del natën me çekiç dhe…

341
0

Një zonjë, 73 vjeçe, është  kthyer në një shqetësim serioz për  banorët e një pallati në  lagjen “5 Maj”  të Tiranës. Sipas tyre dhe sipas videove të siguruara, e moshuara në orët e vona të natës, dëmton me mjete të forta apartamentet dhe ngre zërin.

“Një femër e cila është e sëmurë mendore u bë disa muaj që na krijon shqetësime shumë të mëdha. Këto shqetësime nuk janë një pauzë ose një fjalë, por kjo ngrihet natën, merr çekiçin dhe na thyen dyert. Bërtet dhe thotë fikini motorat. Se çfarë motorash ka këtu, është shumë e rëndë. Ne e kuptojmë se ky njeri është i sëmurë psikik dhe e kemi kuptuar që i vetmi institucion ku mund të shkojmë është policia. Më përpara ka qenë më e qetë. Me kalimin e kohës gjendja e saj është rënduar edhe del vetë natën. Po të bësh muhabet me të nuk kupton që është me të tilla mangësi në të gjykuar. Flet normal, por veprimet natën i ka të tmerrshme”, tha një banor.

Banorët tregojnë se kjo situatë ka rreth 4 vjet, por dy vitet e fundit është bërë më shqetësuese.

“Ka 4-5 vjet, por shqetësimet kanë 2 vjet afërsisht që vijnë duke u rritur. Ne e kuptojmë, nuk duam t’i bëjmë keq. Nuk është se duam ta mbyllim mezor nëpër hekura, por kurimi është edhe një shpëtim për të, edhe një shpëtim për ne”, tha banori.

E moshuara, sipas informacioneve, jeton e vetme. Sipas filmimeve të disa banorëve janë disa pamje ku dëshmohen veprimet e zonjës në fjalë.

E moshuara: Të vraftë Zoti, se më ke çarë derën e shtëpisë sime, që e kam blerë me lekë! Kafshë! Psikopat!  Skizofen! Shko vizitohu, se je skizofren! Ç’do këtu? Shko te haleja jote!  Shko në zyrat e shtetit! Është zyrë private kjo, ç’do këtu ti? Çfarë kërkon këtu ti? Ke katër vjet, që bën kështu lojërash. Ashtu siç fike sobën, fike dushin! Katër vjet, dushi ndezur. Si jetoj unë, plakë, vetëm? T’u fiktë jeta, Inshallah! Flasim si njerëz me logjikë. Hape derën, se nuk të vras! Hape derën, të flasim me logjikë, si njerëz. Po ti s’ke shkollë, je debil, je analfabet! Unë të shpëtova nga vdekja, mor plehrë! S’ke surrat me hap derën, se je maskara burrë! O debil! O kafshë e pyllit! O injorant, o racë  e poshtër!

Megjithëse e denoncuar disa herë në polici dhe kallëzuar në prokurori, asnjëherë nuk u gjykua se ajo ka nevojë për mjekun. Madje një kallëzim ndaj zonjës në fjalë ka pasur edhe sepse ka dhunuar një vajzë 10-vjeçare pa asnjë shkak.

E moshuara në një regjistrim telefonik është shprehur: Ka 2 vjet e gjysmë që i bie ziles.

Ankuesja: A e di që nuk lejohet me i kap prej veshi fëmijën?

E moshuara: E kapa s për shenjë, sa për frikë.

“Një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor në një moment të caktuar mund të paraqesë rrezikshmëri për komunitetin. Dhe kjo mund të ndodhë edhe kur është me mjekim sepse sëmundjet e shëndetit mendor janë të ndërlikuara. Kur mbahen me mjekim ata janë të qetë. Nuk e përjashtojmë dot mundësinë që ata mund të bëhen shkak për të kryer vepra penale të ndryshme”, tha Valentina Asabella, mjeke psikiatre.

Emisionit “Stop”, për tre ditë me radhë qëndroi nën vëzhgimin e zonjës. “Stop” kërkoi të bisedonte edhe më të, por ishte e pamundur, pasi nuk përgjigjej. Pas kësaj, “Stop” kërkoi mbështetje nga policia dhe mjekët specialistë.  

E moshuara: Kush është?

Polici: Policia, hape pak derën!

E moshuara: Jam sëmurë, jam shumë sëmurë, ma ka marrë vëllai çelësin.

Polici: Shiko, se mos e gjen çelësin, hape pak derën, policia jemi!

E moshuara: Shko në komisariat, mua mos më shqetëso më, se jam shumë e sëmurë! Nuk ta hap derën, se jam shumë e sëmurë.

Polici: Jemi këtu për të të ndihmuar ty, hape pak derën, të lutem!

E moshuara: Nuk e hap asnjë çikë derën, shko në komisariat ankohu!

Mjekja spikiatre: Unë jam doktoresha.

E moshuara: Bëra serum, jam shumë e sëmurë.

Mjekja psikiatre: Mund ta hapësh derën, që mund të të ndihmoj?

E moshuara: Jam doktoreshë vetë, s’kam nevojë për ty!

Mjekja psikiatre: Po sikur të bashkëpunojmë bashkë? Si thua?

E moshuara: S’kam nevojë fare, moj motër! Më lër rehat, tani! Çfarë do më ndihmosh ti mua?

Mjekja psikiatre: Vetëm në qoftë se ke nevojë për ndonjë ndihmë shëndetësore. Po më thua që jam e sëmurë, të të ndihmojmë, kaq! Për të të ndihmuar, çdo pyetje, që po të bëj, është për të të ndihmuar ty.

E moshuara: Ik tani, mos na çaj b**hën shumë!

Psikologia: Më dëgjon, do ta hapësh pak derën? Vetëm të flasim e të më sqarosh nga afër, çfarë shqetësimi ke!

Por në fund kjo qytetare u dërgua për trajtim dhe do të mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, edhe pasi të dalë nga spitali psikiatrik në Tiranë./tvklan.al/