Skip to content

“O pis! O fëlliqësirë. O neveri” personazhe të njohur shpërthejnë pas deklaratës së avokatit Ngjela: Ky është rëndë…

    Deklarata e avokatit Spartak Ngjela e bërë gjatë emisionit “Më lër të flas”, ku tha se femra teksa përdhunohet dhimbja i kthehet në kënaqësi dhe nuk e kundërshton më përdhunuesin e saj, ka sjellë një revoltë të madhe në rrjet.

    Përveç komentuesve të cilët e kanë “kryeqëzuar”në rrjetet sociale, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë edhe nga gazetarë, analistë.

    Fillimisht ka reaguar gazetarja Beti Njuma, e cila përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se avokatin Ngjela e ka lënë mendja.

    Ngjela left the chat ose Avokat të ka ik meNia!”, shkruan Njuma.

    Gjithashtu ka reaguar edhe prezentuesi Enkel Demi, i cili shkruan se avokati është rëndë.

    “Ky është rëndë…”, shkruan Demi

    Po ashtu dhe gazetarja Dasara Karaiskaj ka reaguar mbi këtë deklaratë, duke e quajtur Ngjelën flliqësirë dhe neveri.

    “O Spartak Ngjela, o pis! O fëlliqësirë. O neveri. Kaq kisha, faleminderit,” shkruan Dasara.