O kryeministër, shpëtoja jetën 15-vjeçarit shkodran, hiq një makinë drejtore dashnoresh që mbanë rrotull

467
0

Në spitalin e Shkodrës, po dergjet prej 3 muajsh, një 15-vjecar, fëmijë i një familjejeje të varfër, me sytë e venitur dhe fytyrën e zbehtë, të fiksuar nga nëna dhe ati, që po i qëndron mbi krye, me sytë mbi të birin, që po i shuhet pëditë.

Po ikën nga jeta, një 15-vjeçar, për shkak, se shteti e kanë lënë në “thonjtë” e vd.ekjes, duke mos akorduar minimalisht 50 mijë USD, për të kryer trajtimin mjekësor në Xhenova të Italisë.

Djaloshi shkodran Musa Baculi, është në luftë me jetën, për humbjen e të cilës, po kontribuon dhe shteti me heshtjen e tij, me refuzimin për t’i paguar shpenzimet e mjekimit, që fundja e ka detyrim.

– O kryeministër shpirt-katran, hiq 50 mijë USD, nga super-vjedhja, që ke bërë me Salillarin tek fondi Unazës së Re, dhe shpëtoi jetën 15-vjeçarit shkodran

– O i pangopur, që urojmë, mos të rëntë për hise ky hall jetik, hiq 50 mijë USD nga fondi i “Check-up”-it të Vilmës dhe paguaj trajtimin mjekësor, të 15-vjeçarit, që po i shuhet jeta.

– O zullumqar i miliarda lekë fonde taksa publike, të cilat po i vjedh me banditët e tu, hiq 50 mijë USD, nga pazari 222 milionë euro, që bëre me zuzarin Bashkim Ulaj, për rrugën Thumanë-Kashar dhe shpëto një jetë fëmije.

– O kryeministër, që mos të pastë as hasmi, hiq një tender mobiljesh zyre, ose makine drejtore dashnoresh që mbanë rrotull, dhe paguaj shpëtimin e jetës, së këtij djali, që po ikën nga kjo botë, mbasi Shqipëria të cilës i përket si njeri i varfër por i ndershëm, ka kryeministër, president, kryetar kuvendi, ministra, deputetë e drejtues opozite, hajdutë dhe zuzarë, si puna juaj!