“O karagjoz je bo Kryeministër”, plas sherri te Eni Vasili, nga Prishtina Rama lë emisionin: Jo mu plak, ke rënë … (VIDEO)

885
0

Një situtatë e tensionuar dhe me fyerje mes të ftuarve dhe Kryeministrit Edi Rama është konsumuar mbrëmjen e djeshme në studion e Eni Vasilit në emisionin ”Open”. Debati me gjuhë të ashpër është zhvilluar mes Ramës dhe Tomor Alizotit por edhe me Edith Harxhin. Ndërsa ishte në lidhje live për takimin e dy qeverive Rama dhe Alizoti kanë përdorur ndaj njërit tjetrit krahasime dhe terma të ndryshëm, aq sa kryeministri e ka lënë fare bisedën duke shkëputur lidhjen e drejpërdrejtë nga Prishtina.

Alizoti, ish-kryetari i Departamentit të të Përndjekurve politikë në Partinë Demokratike, e ka quajtur Ramën “lider botëor”, ndërsa Rama – Alizotin, Ludovik duke e tallur për veshjen dhe stilin e flokëve të tij. Edhe pse Eni Vasili është përpjekur të qetësojë situatën, nuk ia ka dalë deri me largimin e Ramës.

DEBATI/ “Lideri botëror u konsultua me Kosovën për taksën e rrugës së Kombit”, pyeti Alizoti. Ndërsa Rama, në përgjigje, ironizoi paraqitjen e tij. “Më tërheq vazhdimisht vështrimin dhe nuk e shmang dot komentin, vija në mes e flokëve dhe ajo xhaketa me kuadrata më kujton si ai Ludoviku te ai filmi, që i thotë ai: Eh mos Ludovik, gëlltit një lugë çorbe të prishur dhe e vjell gjithë jetën”. Alizoti: Jo nuk i kam parë filmat e komunizmit unë, Edi jo, si kam pa unë, kam qenë në internim. Nuk jam çuni i Kristaqit unë Edi, jo këto gjëra me mua. Kam qenë në internim Edi. Filmat e Ludovikut i ke parë ti, se i ke xhiru ti. Jo unë. Stop, Stop!

Rama: Aj, Aj Aj… Alizoti: Jo me mu këto gjëra. Rama: Aj, Aj Aj… Alizoti: Kur ti bërtisshe ‘Partia e Enverit’ unë isha në internim. Jo këto filma me mu. Bëja PS-së, Partisë së Punës. Ti je Ludoviku. Robert Çumçakizi je ti. Rama: Jo mu plako, jo mu kto. Kujdes me këto gjëna. Ke rëne të PD-ja urtë ti, po hajde. Rama: Qetësoje Ludovikut të lutem, qetësoje se nuk dëgjoj. Alizoti: Edmond, lider botëror, të keqen, amon. Rama: Ludovik të lutem, se nuk dëgjoj, të lutem.

Alizoti: Edmond shpirt, aman. O karagjoz je bo Kryeminstër. Rama: Eni të lutem nuk jam unë që duhet të këshilloj po mendoj se duhet vendosur një kufi etik aty në atë studio dhe duhet ndarë një vijë midis shqipes një Nolit, shqipes së Konicës, shqipes së mësuesve të mi edhe një shqipenje që vjen nga Unaza e Re në studion tuaj. Alizoti: Konica ka qenë djali i Tezes së gjyshes time, ti ke qënë nipi i Spiro Kolekës. Alizoti: Ai është kryeministri i vendi, është burrë shteti, duhet të sillet si burrë shteti, ose të ikim ta lëmë bisedën. Unë kam pasur një farë respekti po se dija në këtë nivel.

“Më ka rënë lidhja me Kosovën”, njoftoi gazetarja Edi Vasili, shkëputjen e sinjalit me Pejën, ku ndodhej kryeministri Rama. Më herët gjatë emisionit, Rama pati përplasje edhe me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi. Rama e quajti “shtetase”, ndërsa Harzhi i kërkoi ti drejtohej me “zonjë” siç ajo e quajti “zotëri”, dhe të mos përdorte terma fyese.