Nxorri emrat e personazheve të njohura që mbeti në klasë, reagon Drini Zeqo..

2249
0

Në emisionin e fundit të “Shiko kush luan” , e ftuar ishte dhe pedagogia e Fakultetit të Gazetarisë, Iris Luarasi. Në një nga pyetjet e lojës ishte dhe se kë ka ngelur ajo nga personazhet e njohura.

Luarasi tregoi se ka ngelur Arbana Osmanin dhe 3 personazhe të tjerë në lëndën “Gazetari Radio”. Osmani reagoi në një postim në Instagram ku tregoi se ajo punonte për të mbajtur familjen dhe arsyeja pse ka ngelur ishte mosfrekuentimi.Ajo theksoi se e ka kuptuar që nuk të bën të paaftë apo dështak nota ngelëse e një mësuesje.

Mbi këtë lajm, ka reaguar dhe gazetari Drini Zeqo, ja çfarë shkruan në postimin e tij në Instastory:

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur.”