Nxori shtëpinë në shitje, Agron Llakaj i bën të papriturën Xhevahir Zenelit

Dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli përveçse kolegë të të njëjtit profesion, janë edhe miq shumë të mirë. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Zeneli ka treguar një histori me Llakajn që i ka bërë të gjithë të qeshin e bëhej fjalë për kohën kur aktori do shiste shtëpinë për të shkuar në Amerikë.

“Ishte koha që sa kisha marrë përgjigjen e llotarisë amerikane dhe ishin ditët që do nisesha. Nxora shtëpinë në shitje dhe sa herë takohesha me Agronin më pyeste: Mos ja ke vënë çmimin e lartë? Jo i thashë unë, 45 mijë dollarë, është gjithë ajo shtëpi.

Mirëpo edhe ai u mërzit shumë që nuk po shitej shtëpia. Një ditë më marrin në telefon. ‘Zoti Xhevahir Zeneli kam dëgjuar që shisni banesën, mjafton të ma pëlqejë nusja me vajzat, pa për çmim nuk është problem’, tha. Unë e rrita edhe 10 mijë çmimin dhe i thashë 55 mijë dollarë. Tha merre numrin e telefonit dhe nesër të vij ta shoh shtëpinë.

Në mëngjes takoj Agronin unë dhe i tregova. Merre në telefon më tha Agroni. E mora unë atë që do blinte shtëpinë, por më del nusja e Agronit”, tregoi Zeneli duke shkaktuar shumë të qeshura.

- Advertisement -

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.